Në Bullgari votohet sot për zgjedhjen e deputetëve të parë për parlamentin evropian. Ky vend u bë anëtar i BE-së me 1 janar. Koalicioni në pushtet, i udhëhequr nga kryeministri socialist Sergey Stanishev shpreson të fitojë shumicën, megjithë skandalet e korrupsionit ku përfshiheshin zyrtarë të lartë qeveritarë.