Ndërlidhjet

BUKURESHT


Presidenti Trajan Bashkesku doli fitues në referendumin e djeshëm pasi për mbetjen e tij në postin aktual votuan 74,3 përqind të zgjedhësve, që dolën në referendum, ka shpallur sot Komisioni qendror i zgjedhjeve. Kundër zotit Bashkesku votuan 24.9 përqind. Dalja në referendum ishte 43.9 përqind, që do të thotë se nga 17.5 milionë zgjedhësit e regjistruar në referendum dolën 7.7 milionë. Presidenti Bashkesku tha mbrëmë vonë se rezultatet e referendumit "tregojnë se populli i mbështetë projektet e tij".
XS
SM
MD
LG