Ndërlidhjet

BEJRUT


Forcat e Libanit filluan përleshje të reja të armatosura me ekstremistët islamikë në veri të vendit, një ditë pas përleshjeve të përgjakshme që lanë 40 të vdekur.
Trupat shkëmbyen zjarr artilerik me ekstremistët, që janë ngulitur në kampin e refugjatëve palestinezë në Nahr Al-Bared, në veri të portit Tripoli.
Ndërkohë, një grua ka humbur jetën dhe 9 persona janë plagosur nga shpërthimi afër një qendre tregtare në pjesën krishtere të Bejrutit.

QYTETI I GAZËS


Të paktën 8 veta raportohet së janë vrarë dhe 12 janë plagosur në sulmin nga ajri të ushtrisë izraelite, që kishte në shënjestër shtëpinë e liderit të grupit militant Hamas. Sulmi ndaj shtëpisë së Khalil al-Haya u krye disa orë pasi Izraeli i miratoi operacionet kundër militantëve palestinezë. Në kohën e sulmit, lideri i Hamasit nuk ndodhej në shtëpi.
XS
SM
MD
LG