Ndërlidhjet

BAKU


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov përsëriti kundërshtimin ndaj planit të Perëndimit që i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur.
"Është e rëndësishme që të mos kemi zgjidhje të njëanshme lidhur me statusin e Kosovës. Kjo do krijonte precedent për rajone të ndryshme të botës dhe do të ishte e padobishme lidhur me përpjekjet për të stabilizuar rajone të caktuara. Këtu kam parasysh përpjekjet e fundit për të sjellë në fuqi në mënyrë të njëanshme një zgjidhje e cila është e papranuehsme për njërën nga palët, serbët", tha Lavrov para mediave në kryeqytetin e Azerbaxhianit.
Ai e cilësoi të papranueshme projekt rezolutën që po qarkullon në Këshillin e Sigurimit. Por Lavrov nuk përmendi përdorimin e mundshëm të vetos në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG