Ndërlidhjet

BEOGRAD


Komandanti i misionit ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, Roland Kater deklaroi se "në rast trazirash nuk do të tolerohet kurrfarë dhune". Ai shtoi se misioni i tij synon krijimin e një "mjedisi të sigurtë, ku ka liri të lëvizjes dhe siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë."
Këto komente gjenerali Kater i bëri për revistën Euroatlantike.
Ai thekson se "situata në Kosovë është e qetë dhe se KFOR-i ka bërë mjaft për stabilizimin e sigurisë."
Gjenerali Kater theksoi se në Kosovë është zvogëluar dukshëm dhuna e motivuar etnikisht.
"Këtu jam prej gjashtë muajsh dhe kemi pasur ndoshta pesë incidente të motivuara etnikisht, ndërsa të gjitha rastet e tjera kishin të bënin me kriminalitet të zakonshëm dhe me zhvillimet aktuale në shoqëri".
XS
SM
MD
LG