Ndërlidhjet

NAHR AL BARED


Njoftohet për numër të madh viktimash në ditën e dytë të luftimeve mes trupave libaneze dhe ekstremistëve islamikë në një kamp refugjatësh palestinezë pranë qytetit port të Tripolit.
Sot raportohet për nëntë viktima, derisa dje mbetën 40 të vrarë.
Grupi militant Fatah al Islam ka deklaruar se do t'i zgjerojë sulmet përtej Tripolit, nëse forcat libaneze vazhdojnë të godasin pozicionet e tyre.
Konflikti nisi pas arrestimit të disa anëtarëve të Fatah al Islam nën dyshimin se kishin grabitur një bankë.

QYTETI I GAZËS


Qeveria palestineze ka bërë thirrje për armëpushim me Izraelin në mënyrë që t'i jepet fund dhunës në Rripin e Gazës, nga e cila janë vrarë 11 civilë dhe 25 militantë.
Rusia dhe Britania sot kanë ngritur shqetësimin për sulmet izraelite në Gaza.
Po sot në qytetin Sderot nga raketat e hedhura nga palestinezët humbi jetën një grua izraelite.
XS
SM
MD
LG