Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pas takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer e mbështeti fuqishëm propozimin e Martti Ahtisaarit që Kosova të bëhet e pavarur.
"Si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, e cila ka 16 mijë forca në Kosovë që krijojnë ambient stabil dhe të sigurtë, do të doja të shihja që të miratohet një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, në mënyrë që propozimet e Ahtisaarit të vihen në jetë.
Rezoluta është shumë e rëndësishme, ndërsa propozimet e Ahtisaarit janë propozime të mira", tha Scheffer.
XS
SM
MD
LG