Ndërlidhjet

PRAGË


Negociatorët amerikanë e kanë filluar raundin e dytë të bisedimeve në Pragë lidhur me lokacionin për vendosjen e radarëve gjurmues në Republikën e Çekisë, si pjesë e mburojës raketore në Evropën Qendrore.
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vendosin një radar në Çeki dhe raketa interceptuese në Poloni, për t'iu kundërvënë sulmeve raketore apo kërcënimeve nga Irani apo "shtetet e dështuara". Propozimi amerikan krijoi plasaritje brenda NATO-s, nxiti armiqësi nga Rusia dhe kundërshtime nga shumë çekë.
XS
SM
MD
LG