Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se propozimi serb për autonominë e mbikqyrur të Kosovës është zgjidhje më e mirë se pavarësia, sepse mund të korrigjohet dhe ndryshohet.
"Propozimi i Serbisë është autonomia e mbikqyrur, e cila mund të provohet në 20 vitet e ardhshme, me një prani ndërkombëtare. Ajo mund të korrigjohet, por prej saj edhe mund të hiqet dorë", ka thënë ai.
Koshtunica ka ripërsëritur se nuk do të ketë kurrfarë "kompenzimi dhe këmbime" për Kosovën, dhe ka shtuar se humbja e Kosovës s'mund të kompenzohet me anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG