Ndërlidhjet

VJENË


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha sot në Vjenë se Moska do të tërhiqet nga Marrëveshja për Armët Konvencionale në Evropë, në rast se vendet anëtare të NATO-s nuk e ratifikojnë këtë traktat. Vetëm katër vende: Bellorusia, Kazakistani, Rusia dhe Ukraina e kanë ratifikuar Marrëveshjen. Vendet e NATO-s kanë thënë se ratifikimin do ta bëjnë pasi Rusia të tërheq forcat e saj nga Gjeorgjia dhe Moldavia. Lavrov i bëri komentet pas takimit në Vjenë me homologen austriake Ursula Plassnik. Lavrov qëndron në Vjenë një ditë para vizitës së presidentit rus Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG