Ndërlidhjet

BRUKSEL


Turqia po bllokon planet për shtimin e bashkëpunimit ndërmjet trupave të NATO-s dhe misionit të ardhshëm policor të Bashkimit Evropian në Kosovë, në shenjë proteste për trajtimin e saj nga BE-ja, citon diplomatët, agjencia Reuters.
"Turqia thotë se nëse do të kërkohen përgatitje të tjera për bashkëpunimin NATO-BE në Kosovë, atëherë përgjigja varet nga reagimi i BE-së lidhur me këtë çështje" kanë thënë diplomatët.
Turqia, është anëtare e NATO-s dhe ka filluar bisedimet për anëtarësim në BE. Ajo kërkon që të bëhet anëtare e asociuar në Agjencinë Evropiane për Mbrojtje dhe të konsultohet më shumë rreth politikës evropiane të mbrojtjes.
"Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po bënë të gjitha përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes dhe jemi të bindur se kjo do të arrihet" thanë zëdhënësit në kabinetin e Sekretarit Jaap de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG