Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara të Amerikës mohuan akuzat e Iranit sipas të cilave akademikja amerikano-iraniane e burgosur në Iran, ishte epërfshirë në komplotin për rrëzimin e regjimit islamik në Teheran. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey tha se akuzat për rastin e Haleh Esfendiarit janë "plotësisht absurde". Ai i bëri thirrje Teheranit që të lirojë Esfendiarin, e cila është drejtore e Programit për Lindjen e Mesme në qendrën Vidrou Uilson.
Po sot, u raportua se në Iran janë arrestuar të paktën 15 persona të cilët thuhet se kishin bërë thirrje për protesta për të shënuar një vjetorin e publikimit të karikaturave fyese për pakicën azerbejxhane në Iran.
XS
SM
MD
LG