Ndërlidhjet

BEOGRAD


Millorad Ulemek i njohur si "Legija" dhe Zvezdan Jovanoviq u dënuan sot nga Gjykata speciale për krim të organizuar në Beograd me dënimin maksimal, prej 40 viteve burg, për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq, me 12 mars 2003.
Gjykata i shpalli fajtorë të 12-të të akuzuarit.
Vlladimir Simoviq, Ninosllav Konstantinoviq, Sreqko Kaliniq dhe Vlladimir Millisavleviq u dënuan me nga 35 vite burg. Millosh Simoviq, Millan Jurishiq, Dushan Krsmanoviq, Branisllav Bezareviq dhe Zhelko Tojaga u dënuan me nga 30 vite burg, ndërsa Sasha Pejakoviq me 8 vite.
Në shpalljen e vendimit mori pjesë presidenti i Serbisë Boris Tadiq, ish kryeministri Zoran Zhivkoviq dhe bashkëpunëtorë të Gjingjiqit.
Sipas aktakuzës, vrasjen e ka organizuar komandanti i atëhershëm i njësive speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë "Beretat e Kuqe", Millorad Ulemek Legija, ndërsa në kryeministrin ka gjuajtur zëvendësi i tij Zvezdan Jovanoviq.
Agjencia e lajmeve Rojters tha se shumica e të dënuarve ka luftuar në formacionet paraushtarake në Bosnje, Kroaci dhe në Kosovë dhe se kanë pasur mbështetjen e presidentit të atëhershëm të Serbisë Sllobodan Millosheviq.
XS
SM
MD
LG