Ndërlidhjet

BAGDAD


20 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në një kafene në veriperëndim të Bagdadit. Ndërkohë, Fondi për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara, tha se dhuna në Irak po godet sidomos fëmijët.
UNICEF tha se rreth gjysma prej katër milionë irakianëve të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre që nga invazioni në vitin 2003, janë fëmijë. Sipas UNICEF-it ndihmat humanitare nuk janë të mjaftueshme.
Për gjashtë muajt e ardhshëm UNICEF apeloi për rreth 42 milionë dollarë ndihma.
XS
SM
MD
LG