Ndërlidhjet

PRISHTINË


Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe Mark Lyall Grant tha sot në Prishtinë se shpreson që rezoluta për statusin e Kosovës do të miratohet në javët e ardhshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Megjithëkëtë ai tha se nuk ka ndonjë afat të caktuar për miratimin e saj.
Grant nuk e përjashtoi mundësinë që projektrezoluta që po negociohet tani ndërmjet vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të pësojë ndryshime.
"Ky është një proces dinamik, por ne po kërkojmë një rezultat që do të sjell qartësi për statusin e Kosovës, por edhe një rezultat që përkrahet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit" tha Lyall Grant, gjatë vizitës në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG