Ndërlidhjet

SHKUP


Ministria e Brendshme gjatë një aksioni në mënjges, në dy shtëpi në fshatin Tanushë të Shkupit, gjeti dy pushkë dhe sasi të madhe të municionit. Zëdhënësi i Ministrisë Ivo Kotevski tha se aksioni është ndërmarrë pas informacioneve për lëvizje të grupeve dhe individëve të cilët në mënyrë të palejueshme posedojnë armë. Pas shqyrtimit të rastit, Ministria paralajmëroi padi ndaj personave tek të cilët janë gjetur armët.
Ish deputeti i zonës së Tanushës Xhezair Shaqiri tha se forcat policore gjatë aksionit kanë keqtrajtuar disa familje dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri mes policëve dhe banorëve. Nuk ka pasur të plagosur.
Tanusha, gjatë konfliktit të vitit 2001 ishte njëra ndër vatrat më të nxehta në përballjen e forcave ushtarake-policore me ish Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.
XS
SM
MD
LG