Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irani po vazhdon të kundërshtojë kërkesën e Kombeve të Bashkuara për ndalimin e pasurimit të uraniumit. Në raportin e Agjencisë të publikuar sot u tha se përkundrazi Irani i ka zgjeruar këto aktivitete. Shtëpia e Bardhë tha se raporti tregon se Irani po vazhdon të kundërshtojë bashkësinë ndërkombëtare. Nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nuk do të pajtohen që të pranojnë madje as aktivitetet e kufizuara të Iranit për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG