Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey tha se është ende herët të flitet rreth njohjes eventuale të njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
"Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Përkrahim planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari dhe e shfrytëzojmë si bazë për të shtyrë përpara procesin dhe pas një kohe të caktuar të zgjidhet çështja e Kosovës" tha Casey, në konferencën për shtyp.
Ai tha se në Këshillin e Sigurimit po vazhdon diskutimi dhe Uashingtoni beson se brenda Këshillit "mund të arrihet marrëveshje".
XS
SM
MD
LG