Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Presidentët nga 16 vende evropiane u takuan në Bërno për takimin e rregullt vjetor. Kosova është njëra ndër temat e takimit. "Rajoni, deri në njëfarë mase nuk është stabil dhe këtë duam ta trajtojmë" tha në prag të takimit, presidenti i Çekisë Vaclav Claus, duke iu referuar në veçanti Kosovës.
"Të krijosh vend të ri me popullsi të vogël dhe kufij të ri gjithnjë është detyrë e komplikuar. Por, status quo-ja është e patolerueshme" tha Claus, si nikoqir i takimit.
Takimi do të vazhdojë edhe nesër e pasnesër. Përveç të tjerëve marrin pjesë edhe presidentët: e Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Austrisë dhe Italisë.
XS
SM
MD
LG