Ndërlidhjet

PRAGË


Në Bërno të Çekisë sot vazhdoi samiti i presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore. Në këtë takim pritet të disktuohet për sistemin e planifikuar të mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara në Evropë, për statusin e Kosovës dhe për çështje të tjera. Agjencitë e lajmeve raportojnë se gjatë një takimi të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhe atij të Kroacisë, Stipe Mesiq është biseduar edhe për Kosovën. Zoti Tadiq ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se pavarësia e Kosovës është e papranueshme dhe se zgjidhja duhet të jetë rezultat i kompromisit. Presidenti Mesiq ka thënë se "plani i Ahtisaarit është vendimtar në procesin e marrjes së vendimit për statusin final të Kosovës".
XS
SM
MD
LG