Ndërlidhjet

UASHINGTON


Bisedimet ndërmjet liderëve myslimanë dhe serbë të Bosnjës në Uashington dështuan të arrijnë ndonjë kthesë. Lideri mysliman i Bosnjës, Haris Silajxhiq dhe ai serb Millorad Dodik nuk arritën kompromise në disa çështje kryesore, përfshirë këtu reformën kushtetuese dhe unifikimin e forcave policore të Bosnjës, që aktualisht janë etnikisht të ndara. Të dy këto çështje kanë mbetur sipas marrëveshjes paqësore të Dejtonit, me të cilën u mbyll lufta e viteve 1992 – 1995 dhe me të cilën Bosnja u bë federatë me dy rajone autonome, atë të Federatës myslimano-kroate dhe Republikës serbe.
XS
SM
MD
LG