Ndërlidhjet

BËRNO


Presidenti i Çekisë Vaclav Klaus u deklarua për zgjidhje për Kosovën që do të ishte e pranueshme nga popullsia lokale.
"Çekia përkrah negociatat për statusin e Kosovës që janë udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. E dijmë gjithashtu nga përvoja jonë historike se është e domosdoshme të gjendet zgjidhje që do të jetë e pranueshme për popullsinë lokale", tha Klaus në hapje të samitit të 15 presidentëve nga vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore, që po mbahet në Bërno.
Kosova është njëra ndër temat e takimit, ku marrin pjesë, përveç tjerëve, edhe presidentët e: Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë etj.
XS
SM
MD
LG