Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u angazhua sot për miratimin sa më të shpejtë të rezolutës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
"Miratimi i shpejtë i rezolutës është i pashmangshëm për të parandaluar proceset e pakontrolluara dhe hapat e njëanshëm nga ana e Kosovës, Serbisë apo bashkësisë ndërkombëtare" tha Fico.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme konfirmoi se Sllovakia, si anëtare e përkohshme e KS, nuk do të bllokojë rezolutën të cilën e propozojnë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.
XS
SM
MD
LG