Ndërlidhjet

BAGDAD


Kleriku radikal Muqtada al Sadr mori pjesë në lutjen e së premtes në qytetin e shenjtë Al Kufa, që shënoi paraqitjen e tij të parë në publik që nga fillimi i ofensivës së trupave amerikane në shkurt.
"Përsërisim kërkesën për tërheqjen e trupave okupatore, apo caktimin e afatit për tërheqjen e tyre" tha ai.
Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Gordon Johndroe tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Al Sadr "do të luajë rol pozitiv në zhvillimet në Irak".
Përkrahësit e tij kanë kanë organizuar dy kryengritje kundër amerikanëve në Irak, gjatë vitit 2004.
XS
SM
MD
LG