Ndërlidhjet

PRAGË/BRATISLLAVË


Në Bërno të Çekisë sot ka përfunduar samiti i presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, në të cilin u diskutua për statusin e Kosovës dhe për integrimet në bashkimin Evropian. Raportohet se mbizotëroi bindja se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet ekskluzivisht nëpërmjet të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sipas medive në Bratisllavë, presidenti, Ivan Gashparoviq ka thënë se Sllovakia "në asnjë mënyrë nuk do ta kundërshtoj vendimin kolektiv të Këshillit të Sigurimit për Kosovën". Dje, ditën e parë të samitit, i cili është i mbyllur për media, presidenti i Çekisë, Vacllav Kllaus tha se "Çekia i mbështet negociatat e bëra nga Kombet e Bashkuara për statusin e Kosovës" dhe shtoi se "është e domosdoshme që të gjindet zgjidhje që do të pranohej nga popullata lokale".
XS
SM
MD
LG