Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Më se 2 mijë trupa të Ministrisë së brendshme të Ukainës, lojale ndaj presidentit Viktor Yushchenko, janë dërguar në Kijev, ku presidenti Yushchenko dhe rivali i tij, kryeminsitri Viktor Janukovych po zhvillojnë bisedime krize. Ministri i brendshëm, Vasyl Tsushko tha sot se vendimi për vendosjen e traupave ishte marrë pa miratimin e tij:
- Nëse komanda e trupave të Ministrisë së brendshme e ka marrë përgjegjësinë dhe i ka lëvizur trupat atëherë ajo do të jetë përgjegjëse. Dëshiroj ta përsërisë edhe njëherë se nuk ka vendime nga unë.
Zartari i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Ivan Plyushch, njëherësh aleat i presidentit Yushchenko, ka thënë se presidenti i ka dërguar trupat për ta ruajtur Zyrën e prokurorit të përgjithshëm dhe atë të Gjyqit Kushtetues, që janë institucionet kryesore nga të cilat varet zgjidhja e krizës politike. Kjo krizë u përshkallzua të premten kur presidenti Yushchenko urdhëroi që trupat e Mnistrisë së brendshme të vendosen nën komandën e tij. Bashkimi Evropian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për mundësinë e përdorimit të forcës në këtë krizë.
XS
SM
MD
LG