Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË/BRATISLLAVË


Në Bërno të Çekisë sot ka përfunduar samiti i presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, në të cilin u diskutua për statusin e Kosovës dhe për integrimet në Bashkimin Evropian. Presidenti i Çekisë, Vacllav Kllaus tha se paqartësia rreth statusit të Kosovës është dilema më e madhe me të cilën ballafaqohet rajoni. Raportohet se liderët nuk arritën konsensus nëse Kosovës duhet ti jepet pavarësi e mbikëqyrur, siç ka rekomanduar i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Sipas mediave në Bratisllavë, presidenti, Ivan Gashparoviq ka thënë se Sllovakia "në asnjë mënyrë nuk do ta kundërshtoj vendimin kolektiv të Këshillit të Sigurimit për Kosovën".
XS
SM
MD
LG