Ndërlidhjet

BEJRUT


Aeroplanat transportues me ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleatët arabë kanë arritur në Bejrut të Libanit. Me këtë synohet të ndihmohen forcat libaneze në luftën e tyre kundër militantëve islamikë në një kamp të refugjatëve palestinezë në veri të Libanit. Në një zhvillim tjetër nga Libani, lideri i grupit militant shiit Hizballah, Sheikh Hassan Nasrallah ka ftuar për negociata për zgjidhjen e krizës, duke thënë se Libani po tërhiqet brenda luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të inspiruar nga Al-Qaeda.
XS
SM
MD
LG