Ndërlidhjet

SHKUP


Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëmë vonë ka thënë se kjo parti tërhiqet nga koalicioni qeveritar i Maqedonisë. Sipas tij, pritet që ky vendim së shpejti të verifikohet edhe nga organet më të larta të Partisë. Shkak i këtij veprimi është thënë se është arritja e marrëveshjes ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokartik për Integrim. Mediat në Shkup kanë raportuar se VMRO-DPMNE i ka bërë të ditur PDSH-së se mund të largohet nga Qeveria nëse nuk e mbështet marrëveshjen e arritur me opozitën shqiptare. Zoti Thaçi ka akuzuar kryeministrin Gruevski se nuk ka shprehur gatishmëri për zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG