Ndërlidhjet

KIJEV


Rivalët politikë në Ukrainë kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme më 30 shtator të këtij viti. Këtë e kumtopi sot herët në mëngjes, presidenti Viktor Yushchenko, pas bisedave me rivalin e tij politik, kryeminsitrin Viktor Yanukovich. Presidenti Yushchenko këtë marrëveshje e cilësoi si kompromis dhe tha se kriza politike në Ukrainë ka përfunduar.
- Ne mund të themi tash se kriza politike në Ukrainë ka përfunduar. Pas negociatave shumë të gjata dhe aspak të lehta, ne kemi gjetur kompromis, tha presidenti Yushchenko, që qëndronte afër kryeministrit Yanukovich. Beteja politike ndërmjet këtyre dy liderëve të lartë të Ukrainës u intensifikua pasi kryeministri e kundërshtoi vendimin e presidentit Yushchenko për shpërndarjen e parlamentit në prill të këtij viti.
XS
SM
MD
LG