Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli e ka përshkallëzuar fushatën e tij kundër Hamasit palestinez me një varg sulmesh ajrore në Gazë, me ç'rast janë vrarë së paku 5 militantë. Nga një sulm i këtillë është goditur edhe një objekt mbrojtës jashtë shtëpisë së kryeministrit palestinez, Ismail Haniyah. Në operacione të ndara në Bregun perëndimor, Izraeli ka arrestuar ministrin Wasfi Kabha. Në Jerusalemin lindor, forcat e sigurisë izraelite kanë vrarë dy palestinezë, që kishin hapur zjarr kundër tyre. Gjatë këtyre të shtënave ishin plagosur dy policë izraelitë.
XS
SM
MD
LG