Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ditë pasi lideri radikal shiit, Muqtada al-Sadr e bëri paraqitjen e tij të parë publike, pas fshehjes disa muajëshe, forcat e Shteteve të Bashkuara e kanë zënë një militant të dyshuar dhe kanë vrarë pesë të tjerë gjatë një ndërhyrjeje në bazën e tyre në lagjen Al-Sadr City. Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, personi i zënë ka lidhje me Gardën islamike revolucionare të Iranit dhe ishte i përfshirë në në një rrjet terrorist. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin për mbështetje për militantët shiitë në Irak.
XS
SM
MD
LG