Ndërlidhjet

logo-print

KARTUM


Një oficeri ushtarak i Kombeve të Bashkuara është vrarë në Darfur të Sudanit. Zyrtarët kanë thënë se oficeri nga Egjipti, ishte qëlluar për vdekje nga vjedhësit që e kishin plaçkitur shtëpinë e tij në el-Fasher, që është kryeqytet i Darfurit. Kombet e Bashkuara në Darfur e kanë një mision të vogël, që i ndihmon afro 7 mijë paqeruajtësit e Unionit Afrikan. Raportohet se afro 200 mijë vetë janë vrarë dhe 2.5 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga dhuna në Darfur prej vitit 2003.
XS
SM
MD
LG