Ndërlidhjet

SHKUP


Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëmë ka thënë se kjo parti tërhiqet nga koalicioni qeveritar i Maqedonisë. Sipas tij, pritet që ky vendim së shpejti të verifikohet edhe nga organet më të larta të Partisë.
Shkak i këtij veprimi, sipas Thaçit, është arritja e marrëveshjes ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokartik për Integrim.
Mediat në Shkup kanë raportuar se VMRO-DPMNE i ka bërë të ditur PDSH-së se mund të largohet nga Qeveria nëse nuk e mbështet marrëveshjen e arritur me opozitën shqiptare. Thaçi akuzoi kryeministrin Gruevski se nuk ka shprehur gatishmëri për zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG