Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Rivalët politikë në Ukrainë kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme më 30 shtator. Njoftimin e bëri sot presidenti Viktor uschenko pas bisedave me rivalin e tij politik, Viktor Yanukovich.
Yuschenko e cilësoi marrëveshjen si një kompromis, dhe tha se kriza politike në Ukrainë ka përfunduar.
"Ne tash mund të themi se kriza politike në Ukrainë ka përfunduar. Pas negociatave shumë të gjata dhe aspak të lehta, ne kemi gjetur kompromis", tha presidenti Yuschenko, i cili qëndronte pranë kryeministrit Yanukovich.
Beteja politike ndërmjet dy liderëve të lartë ukrainas u intensifikua pasi në prill kryeministri e kundërshtoi vendimin e presidentit për shpërndarje të parlamentit.
XS
SM
MD
LG