Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Uashingtoni dhe Teherani të hënën pritet t'i fillojnë bisedimet dypalëshe pas më shumë se dy dekadave.
Bisedimet në Bagdad do udhëhiqen nga ambasadorët e dy vendeve, dhe do të fokusohen në mënyrat për frenimin e dhunës në Irak. Ato nuk do të adresojnë çështje tjera, por megjithate shihen si shumë të rëndësishme në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft të acaruara.
Marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë në vitin 1980, pasi studentët radikalë islamikë u vërsulën në ambasadën amerikane në Teheran dhe personelin e mabjtën peng për 444 ditë me radhë.
XS
SM
MD
LG