Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëmë tha se kjo parti tërhiqet nga koalicioni qeveritar i Maqedonisë. Sipas tij, vendimi së shpejti pritet të verifikohet edhe nga organet më të larta të partisë.
Shkak i këtij veprimi, sipas tij, është arritja e marrëveshjes ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Mediat në Shkup njoftuan se VMRO-DPMNE i ka bërë të ditur PDSH-së se mund të largohet nga Qeveria nëse nuk e mbështet marrëveshjen e arritur me opozitën shqiptare. Thaçi ka akuzuar kryeministrin Gruevski se nuk ka shprehur gatishmëri për zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve.
Sot pasdite, Thaçi dhe Gruevski patën një takim që zgjati rreth dy orë, por nuk u prononcuan për mediat.
XS
SM
MD
LG