Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane shpëtuan 41 civilë irakianë nga një ngrehinë e Al Kaidës në verilindje të Bagdadit.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjenerali majori William Caldwell tha se te disa nga të liruarit shihen shenja torture. Ai tha se tash ata trajtohen në spital, ndërsa disa kanë të rrëmbyer katër muaj më parë.
Po sot, policia irakiane gjeti 12 kufoma në jug të Bagdadit, në të cilat kishin shenja torture.
Ndërkohë ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se dje kanë humbur jetën edhe dy ushtarë amerikanë. Kjo e çoi në 100 numrin e ushtarëve të vrarë gjatë majit.
Më shumë se 3.450 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak prej fillimit të invazionit në mars, 2003.
XS
SM
MD
LG