Ndërlidhjet

BEJRUT


Libani i ka dhënë grupit palestinez afat që deri nga mesi i javës së ardhshme të negociojë për t'i dhënë fund krizës midis trupave qeveritare dhe milicisë islamiste, që është ngulitur në një kamp refugjatësh.
Përleshjet sporadike vazhduan edhe gjatë natës ndërmjet ushtarëve dhe ekstremistëve të grupit Fatah al-Islam në kampin Nahr al-Bared në veri të Libanit.
Më 20 maj, trupat e Libanit e rrethuan kampin, pas përleshjeve të ashpra që lanë të paktën 78 të vdekur dhe mijëra refugjatë detyruan të braktisin kampin.
XS
SM
MD
LG