Ndërlidhjet

SARAJEVË


Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç sërish e ka hedhur poshtë mundësinë për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se ajo do të ishte e papranueshme.
Jeremiç tha se Serbia beson se për çështjen e statusit të Kosovës duhet të arrihet një kompromis, dhe ka shtuar se imponimi i zgjidhjes do të ishte i dëmshëm për rajonin.
Përderisa qeveria serbe është e gatshme për negociata të reja, ajo është e gatshme t'i përdorë të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, tha Jeremiq gjatë një vizite në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG