Ndërlidhjet

PRAGË


Zëvendës kryeministri i Çekisë Aleksander Vondra ka shprehur bindjen se zgjidhja për statusin nuk mund të gjindet në bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
Vondra i tha të përditshmes çeke Lidove Novini, se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB, më në fund do ta mbështesë planin e Marti Ahtisaarit.
"Sigurisht që do të vlente edhe më tej të bisedohet me serbët dhe shqiptarët e Kosovës. Por, qëndrimet e tyre janë aq të ndryshme, sa pa bekimin e një pale të tretë zgjidhja nuk mund të gjindet në një kohë të afërt", ka thënë Vondra duke iu referuar kërkesës së Beogradit për të vazhduar bisedimet me Prishtinën.
XS
SM
MD
LG