Ndërlidhjet

logo-print

BRATISLLAVË


Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës pa mbikqyrje ndërkombëtare dhe ndarja automatike e saj është skenari më i keq për Kosovën, ka deklaruar eksperti i GNK, James Lion.
"Koha deri kur mund të zgjasë status-quoja e Kosovës është e kufizuar. Por do të ishte shumë më keq nëqoftëse gjithçka do të përfundonte me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës pa mbiqyrje ndërkombëtare", ka thënë Lion.
"Politikanët në Beograd janë të bindur se Rusia do t'u blejë kohë deri në vjeshtë. Pra, i kanë bindur se do të vënë veto në çdo gjë që do të paraqitej deri atëherë", ka thënë eksperti amerikan, për të shtur se "Beogradi dëshiron ndarjen e Kosovës, dhe të marrë pjesën veriore deri në lumin Ibër".
XS
SM
MD
LG