Ndërlidhjet

BAGDAD


Ambasadori amerikan në Irak Ryan Crocker tha se bisedimet e sotme me homologun e tij iranian Hassan Kazemi-Qomi kishin karakter pune dhe qenë pozitive. Crocker tha se u kishte thënë iranianëve se ata "duhet të pushojnë" së armatosuri milicitë, dhe tha se pret Irani të propozojë takim të ri për Irakun.
"Unë shtrova para iranianëve një numër shqetësimesh tona direkte dhe specifike për sjelljen e tyre në Irak, për mbështetjen e tyre ndaj milicive, të cilat i luftojnë forcat irakiane dhe forcat e koalicionit", tha Crocker.
Më herët, Irani tha se Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë "dështimin" e politikave të tyre në rajon dhe të kenë një qasje më realiste për problemet në Irak.
XS
SM
MD
LG