Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan Richard Bennet, u bëri thirrje forcave të huaja dhe talibanëve që t'i respektojnë ligjet për mbrojtjen e civilëve. Bennet tha se "mbrojtja dhe siguria e civilëve duhet të jetë në plan të parë". Komentet e tij pasuan të dhënat e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave rreth 380 civilë kanë humbur jetën në luftimet në Afganistan në muajt e parë të vitit.
XS
SM
MD
LG