Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Britania i kërkoi Rusisë ta ekstradojë të dyshuarin për vrasjen e ish oficerit të KGB-së, Aleksandr Litvinenko. Ambasadori britanik Anthony Brenton tha se ai e ka parashtruar kërkesën zyrtare për ekstradimin e biznesmenit rus Andrei Lugovoi.
"Mëngjesin e sotëm, i dorëzova letrat e ekstradimit Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për ekstradimin e z. Lugovoi", tha ambasadori Brenton.
Litvinenko, një kritik i Kremlinit, vdiq në Londër në nnëtor 2006 nga helmimi radioaktiv. Lugovoi, ish agjent i sigurimit rus, u takua me Litvinenkon në ditën kur ai u sëmur, por ka mohuar çdo lidhje me vdekjen e tij.
XS
SM
MD
LG