Ndërlidhjet

logo-print

BUDVË


Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu ka potencuar sot se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të marrë parasysh realitetin e ri dhe të ofrojë një zgjidhje që nuk do të kushtëzohet me të kaluarën. Duke folur në konferencën ndërkombëtare " Evropa Juglindore dhe Unioni Evropian" që po mbahet në Budvë të Malit të Zi, Mojsiu tha se plani i Marti Ahtisarit është zgjidhje kompromisi që ofron përgjigje jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë, rajonin dhe për Bashkimin Evropian. Presidenti Mojsiu më tutje ka vlerësuar se integrimi në BE është përgjigja me e gjërë dhe komplete për tejkalimin e dallimeve në rajon. Ne konferencë marrin pjesë edhe presidentët e Kroacisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa nikoqir i takimit është presidenti malajzias, Filip Vujanoviq.
XS
SM
MD
LG