Ndërlidhjet

SHKUP


VMRO-DPMNE- ja në pushtet dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në opozitë sot përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë të ditur se kanë përfunduar me sukses dhe rezultate pozitive dialogun politik. Këto dy parti kanë diskutuar fusha me interes të përbashkët dhe janë përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes politike. Të dy partitë, siç thuhet në deklaratën ë përbashkët do ti përkushtohen dialogut të vazhdueshëm politik në fushat në të cilat nevojitet konsensus e të cilat kanë rëndësi në procesin e integrimit euroatlantik. Deklarata u publikua pas takimit midis kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.
XS
SM
MD
LG