Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti serb, Boris Tadiq tha se Serbia do ta mbrojë integritetin territorial jo me luftë, por me bisedime.
"Serbia e refuzon pavarësinë e Kosovës. Sinqerisht duam të gjejmë një zgjidhje kompromisi, por atë e kërkojmë ta gjejmë përmes negociatave, e jo me luftë", ka thënë Tadiq për të përditshmen e Çekisë, Lidove Novini.
Ai ka saktësuar se një kompromis i tillë mund të ishte autonomia e mbikqyrur e Kosovës, ku "shqiptarët praktikisht do të ishin të pavarur", ndërsa do të ruhej integriteti territorial i Serbisë dhe lidhjet e fuqishme ekonomike të Beogradit me serbët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG