Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush shpalli sot sanksionet e reja ndaj Sudanit për shkak të konfliktit në rajonin e Darfurit. Sanksionet, përfshijnë 31 kompani dhe 4 individ. Bushi bëri thirrje që Këshilli i Sigurimit përmes një rezolutë të re të ndëshkojë Sudanin për refuzimin që të ndëpresë gjakderdhjen në Darfur. "Për një kohë të gjatë, njerëzit e Darfurit po vuajnë nën bombat, vrasjet dhe dhunimet e qeverisë. Administrata ime i ka quajtur këto aksione me emrin e drejtë: gjenocid. Bota ka përgjegjësinë të ndihmojë në ndaljen e tyre" tha presidenti Bush.
Prej vitit 2003, rreth 200 mijë njerëz e kanë humbur jetën dhe 2.5 milionë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në Darfur.
XS
SM
MD
LG