Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Çurkin, ka përgënjeshtruar informacionet se Rusia dhe Perendimi kanë arritur kompromis për statusin e Kosovës. Duke folur para reporterëve në selinë e Kombeve të Bashkuara, ambasadori Çurkin pos tjerash, tha: "Kam dëgjuar se ka pasur disa spekulime të pabaza me gjendjen e gjërave për Kosovën. Gjerat janë ende atje ku kanë qenë dje ose pardje", tha Çurkin. Sipas tij sa u përket dallimeve fundamentale ndërmjet Rusisë dhe Perendimit ato nuk kanë pësuar aspak ndryshime. Dje e përditshmja e Zagrebit, Jutarni List shkroi se Rusia nuk do të vërë veto në rezolutën për Kosovën që mbështetet nga Perendimi, por kërkon një moratorium dy-vjeqar në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, praninë e paqëruajtësve rusë në enklavat serbe në Kosovë dhe që NATO-ja të mos i bëjë ftesë Ukrahinës dhe Gjeorgjisë për anëtarsim.
XS
SM
MD
LG